Pranvera Izairi e para shqiptare që merr titullin “Doktor Shkence” në Universitetin e “Goce Delcev”


Shqiptarja e parë – doktor i shkencave mjekësore në lëminë e gjinekologjisë ne Universitetin Shtetëror UGD – Shtip Dr Pranvera Izairi, tashmë 8 vite specialiste gjinekolog-obstetër, me shumë dashuri për profesionin, maksimalisht është përkushtuar në diagnostikim të shtatzënive me komplikime, rreziqe dhe sëmundje përcjellëse të nënave, si dhe kryerjes së një numri të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pas një hulumtimi inovativ me karakter kohort-prospektiv nga lëmia e perinatologjisë (gjinekologji&obstetrike), me nje numër të madh pacientesh të kyçur në studim dhe rezultate shumë të dobishme për zbulim të hershëm të disa patologjive gjatë periudhës së shtatzënisë, dr Pranvera Izairi, mbrojti tezën e doktoraturës me sukses shume të lartë dhe një vlerësim maksimal nga komisioni i përbërë nga 5 profesorë eminent nga Fakultetet e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Shkupit dhe Shtipit, duke u rënditur e para shqiptare me titull “doktor shkence” në Universitetin “ Goce Delcev”.

Dr Pranvera, përveç punës së palodhshme profesionale mjekësore në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Reparti për shtatzëni patologjike dhe rrezik të lartë, është e angazhuar edhe në procesin edukativo-arsimor në Katedrën e Gjinekologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore në UGD-Shtip.
Deri tani, ajo është autore e 19 punimeve shkencore nga lëmia e gjinekologjisë të botuara brenda dhe jashtë vendit.

Baby Boo