Pranvera e endacakëve!


Shkruan Besir Zeqiri

Erdhi pranvera, komandant bilbilat filluan të këndojnë…Të humbur në kohë dhe duke haruar se jemi viti 2019. Janë po të njëjtët që keqpërdorën gjatë luftës dhe përgjatë 18 viteve duke shkelur mbi çdo parim dhe mbi çdo vlerë. Shfrytëzuan dhe keqpërdorën mirësinë e popullit liridashës dhe humanitar. 18 vite mashtruan e vjodhën pa mos e menduar me mendjen për të kaluarën dhe të ardhmen. Sa herë që kanë mbetur rrugëve kanë ngritur zërin si qentë endacak që mashtrohen me një kore buke-tendera. Ekzekutuan, keqpërdorën, vjodhën, shkatërruan dashurinë dhe aspiratat për vatan përgjatë 18 viteve. Naiv të poshtër, të pashpirtë e të pavetëdijshëm për gjakun e dëshmorëve, për familjarët e dëshmorëve, për djersën e ushtarëve të vërtetë, për kontributin e popullit zemërgjërë. Trumbetimet e këtilla janë një nga shkaqet për lodhjen dhe shuarjen e ëndrres rinore për atdhedashuri. Akoma pyetemi pse rinia po ikë?? Të duroj mashtrimet e bilbilave që sjellin pranverë të rrejshme? Të duroj kolltukxhinjtë se janë të pazëvendësueshëm në kolltuqe? Bollni o ju të pavlerë! O ju kokëbosh! Bollni o ju të shterur! Nuk jeni ju që ofroni arsim kualitativ, rregullim të sistemit shëndetësor, ekonomi stabile dhe vlera kombëtare…O gjela mbi pleh, nëse thirreni në emër të UÇK ejani të kapim pushkën, nëse thirreni në emër të meritave të 18 viteve të kaluara u demaskuat se kush jeni! Ju jeni qenë endacak që saherë mbeteni rrugëve, lehni për një kore bukë.

P.s. respekte pafund për dëshmorët, familjet e dëshmorëve, invalidët, ushtarët dhe komandantët e vërtetë!

Baby Boo