Pranohet aktakuza për aksidentin tragjik në Llaskarcë


Gjykata Penale në Shkup në tërësi e ka miratuar akt akuzën për aksidentin tragjik që kishte ndodhur në shkurt në Llaskarcë, me çka është formuar lëndë penale ku nëpërmjet sistemit AKMIS do të shpërndahet procedura e mëtejshme.

“Në lidhje me pyetjet e gazetarëve për akt akuzën KO 778/19 lidhur me aksidentin tragjik më 13 shkurt të këtij viti që kishte ndodhur në Llaskarcë, informojmë publikun se këshilli për vlerësim të akt akuzës dhe vlerësim të fakteve që janë prezantuar në bazë të aktit, ka sjell këtë vendim me çka akuza miratohet në tërësi”- kanë njoftuar nga Gjykata.

Pas vlerësimit të aktakuzës, njoftojnë nga Gjykata Penale, është formuar lëndë penale me numër K.BR 1407/19 i cili në përputhshmëri me sistemin AKMIS do të shpërndahet për proceduim të mëtejshëm, derisa të caktohet termin për diskutim themelor palët dhe publiku do të njoftohen shtesë.

Në aksidentin tragjik jetën e kanë humbur 16 persona, ndërsa 37 persona të tjerë kishin pësuar lëndime të rënda.

Baby Boo