Pozhari – Xharrës: “Debile mendjehapur” e mbushur me urretje ndaj Islamit

Gazetari Xhevdet Pozhari i ka reaguar ish gazetares Arbana Xharra e cila në një shkrim autorial ka kërkuar që ta lënë të qetë Skënderbeun dhe Nënë Terezën pasi sipas saj, askush nuk ua fyen myslimanëve profetin.

Baby Boo

Ndonëse Pozhari nuk e ka apostrofuar me emër, në shkrimin e tij është nënkuptuar se porosia është për Xharrën. Jo shumë kohë më parë, Xhevdet Pozhari kishte shpallur produkte serbe të gjithë ata opionistë shqiptarë që nxisin grindje dhe përçarje ndërshqiptare në baza fetare.

Më poshtë e gjeni postimin e tij të plotë:
“Debila mendjehapur” me urretje fetare

Me dëshirë fare nuk do të përfshihesha në debate që ngjallin injorantët, sikur disa media mos t’u jepnin hapësirë duke na vënë në pozitë neve gazetarëve që detyrimisht ta pastrojmë plehun tonë…

Në mesin e shumë të këqijave që e shënojnë kalendarin e sotshëm të shqiptarisë nuk është i parëndësishëm fakti se mediat tona u japin hapësirë edhe “debilave mendjehapur” të cilët nuk turpërohen nga mendësia e tyre prej budallai që shkon deri në atë shkallë sa mos ta kuptojnë se personalitetet kombëtare nuk duhet ngatërruar me shenjtorët fetarë.

Por, ngaqë janë të helmuar nga urretja ndaj fesë islame, dalin e deklarojnë gjëra perverse në stilin: pse nuk na njihni vlerat kombëtare kur ne nuk ua shajmë profetin tuaj?!

E, tani ec e mos ju thuaj: O DEBILA, fetarja dhe kombëtarja janë krejt sfera të ndryshme nga njëra – tjera!

Restorant Lumare