Pozhari: Fyerjet ndaj Turqisë shembull i ekstremizmit katolik, Xharrat dhe Buzhalat tash le të kënaqen me këtë efekt anti islamik


Sot në rrjetet sociale ka qarkulluar një video digjet flamuri Turk dhe pastaj shahet dhe ofendohet shteti turk dhe Erdogani.

Në video dëgjohen fyerje nga disa përkrahës të Gjergj Dedajt, i cili përflitet si ambasador i ardhshëm i Kosovës në Maqedoni.

Në lidhje me këtë ngjarje i kontaktuar nga portali InfoShqip, shkrimtari dhe publicisti Xhevdet Pozhari ka deklaruar se ky është një shembull tipik i ekstremizmit katolik në Kosovë. Ai gjithashtu ka shtuar se këto veprime ekstreme ndoshta tashmë i bëjnë të kënaqur “xharrat e buzhalat” kur e shohin në praktikë efektin e antiislamizmit dhe antiturqizmit të tyre. /InfoShqip.com

Baby Boo