Potoçari, pas namazit të xhenazes va*rrosen 19 vik*timat e gjen*ocidit të Srebrenicës


Sot në Qendrën Memoriale Potoçari-Srebrenicë, u fal namazi i xhe*nazes dhe më pas va*rrimi i 19 vik.timave të gje*nocidit të kryer 1995 në Srebrenicë.
Namazit të xhenazes i priu kreu i bashkësisë islame në Bosnje dhe Hercegovinës, Husein Kavazoviç. Në përkujtimin e 26-vjetorit të gjen*ocidit të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë, morën pjesë mijëra njerëz.

Para faljes së namazit të xhen*azes u mbajt një program fetar, kurse pas saj u lexuan emrat e shënuara në arkivole.
Vik*tima më e re që u va*rros në Qendrën Memoriale Potoçari këtë vit është Azmir Osmanoviç, i cili ishte vetëm 16 vjeç kur u likuidua. Qetësinë e fundit këtë vit e gjeti një tjetër i mitur, Fikret Kiveriç, i cili kishte vetëm 17 vjet në kohën kur u vr*a.

Këtë vit qetësinë gjeti paqen edhe një femër, Zilha Deliç, e cila në kohën që u v*ra ishte vetëm 24 vjeç.
Këtë vit u varr*osën edhe baba e bir, Hajro dhe Jusuf Aljiç.
Vik*tima më e vjetër që gjeti paqen e tij të fundit në Qendrën Memoriale Potoçari është Husein Kurbasiç, i cili ishte 63 vjeç në kohën e vd*ekjes.

Në va*rrezat e Qendrës Memoriale Potoçari-Srebrenicë, ketë vit u va*rrosën: Vejsil (Abdulah) Hamzabegoviç i lindur në vitin 1939, Muhidin (Mujo) Mehmedoviç 1977, Fikret (Ramiz) Kiveriç 1978, Ramiz (Rizvo) Selimoviç 1951, Esnaf (Zurijet) Haliloviç 1976, Zilha (Edhem) Deliç 1971, Muamer (Osman) Mujiç 1976, Mehmed (Mustafa) Beganoviç 1947, Hajro (Ramo) Aljiç 1944, Jusuf (Hajro) Aljiç 1967, Zajim (Mujo) Hasanoviç 1968, Asim (Husejin) Nukiç 1971, Azmir (Aziz) Osmanoviç 1979, Nezir (Reshid) Dautoviç 1969, Ibrahim (Suljo) Avdagiç 1950, Jusuf (Adem) Haliloviç 1948, Salih (Xhanan) Xhananoviç 1955, Meho (Salih) Karahoxhiç 1939 dhe Husein (Ibrahim) Kurbashiç 1932.

Baby Boo