Postimi viral i TikTok-ut bën që gratë t’i shkëmbejnë shtëpitë për festa (VIDEO)


Një grua nga Bostoni po tregton përkohësisht apartamente me një grua britanike pas një postimi viral në TikTok, të frymëzuar nga filmi The Holiday.
Grade Gagnon, nga Bostoni, tha se ishte duke e parë filmin e vitit 2006 kur i lindi ideja të provonte një version real të premisës së filmit: dy gra nga vende të ndryshme ndërrojnë shtëpitë për pushime.

Gagnon postoi një video në TikTok, që shfaqte apartamentin e saj në Boston dhe pyeti nëse dikush në Angli donte të shkëmbente shtëpi gjatë pushimeve.
“U “bombardova” me përgjigje sa në një moment u bë pak emocionuese”, tha Gagnon për CBS Boston.
Megjithatë, përgjigjja nga banorja e Bath, Flo Patterson, e tërhoqi vëmendjen e Gagnonit.

“Ishte një lloj trillimi për ne të dy, por thjesht mendova, pse jo? Mendoj se kemi ngecur brenda për kaq shumë kohë sa të mos rrëmbejmë jetën dhe thjesht ta bëjmë atë,” tha Patterson. Dy gratë thanë se kompania HomeExchange i ndihmoi të lehtësonin tregtinë e tyre të përkohshme.
“Unë do ta takoj familjen e saj, miqtë e saj dhe mund të qëndroj në banesën e saj të bukur në Bath dhe të përjetoj se si është jeta për Flo dhe mendoj se kjo është pjesa më e bukur,” shtoi Gagnon.

Patterson shtoi se ajo gjithashtu është e emocionuar për ndryshimin e peizazhit.
“Thjesht një lloj qyteti tjetër mendoj se do të jetë i mrekullueshëm. Kaq shumëkatëshe dhe gjëra të tilla janë thjesht magjepsëse. Dhe për Grace mendoj se do të jetë e mrekullueshme të shohë një histori vërtet të mrekullueshme të Bath”, u shpreh Patterson.

Baby Boo