Postimi i trishtë një ditë më parë: Asnjeri nuk erdhi për kafe…


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku një i ri 29 vjeç është helmuar me fotoksinë dhe ka humbur jetën. Viktima është Enea Xhaja.

Ai ishte pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.

Arsyet e veprimit tragjik nuk dihen, por dyshohet se Xhaja kishte probleme depresioni.

Dyshim që vërtetohet edhe nga një postim i bërë disa orë para se të vriste veten.

“Pas shume ftesave te bera per kafe …. dhe asnjeri sishte i disponueshem, nga inati botes do pi per qejf time…”, shkruante ai.

Baby Boo