Posedim i lëndëve narkotike,kapen nga policia tre persona në Prishtinë


Policia e Kosovës në vazhdën e luftimit të dukurive negative, dje në Prishtinë ka arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Policia në rrugën “Isa Kastrati” rreth orës 14:35 ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.1 gramë.

Rasti tjetër ka ndodhur tek rruga “Fontana”, rreth orës 13:00. Ku është arrestuar një person tek i cili   gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Dhe personi i tretë i arrestuar për posedim të marihuanës ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që policia i ka gjetur një sasi e substancave narkotike e dyshuar marihuanë me peshë 2.2 gramë.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Baby Boo