“Portokallia” ironizon me mbledhjen e dy qeverive dhe konferencën Rama – Kurti


Cabaret Show “Portokalli” në episodin e fundit është marrë edhe me takimin ndërmjet dy qeverive atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Madje ky Cabaret Show ka ironizuar me mbledhjen dhe konferencën e dy kryeministrave.
Përmes personazheve që luajnë rolin e dy kryeministrave, Albin Kurtit e Edi Ramës, ata kanë shfaqur një skenë si pjesë e konferencës së përbashkët.

Kurti e Rama edhe në konferencë ‘nuk pajtohen’ duke ironizuar edhe gjatë konferencës së improvizuar, kur dy aktorët e këtij show-i ndërpresin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës dhe diskutojnë po ashtu.
Ndryshe rreth dy javë më parë Elbasan u mbajt mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Në këtë konferencë, Rama u pyet nëse do të votonte pro bashkimit kombëtar, marr shkas nga barometri i publikuar një ditë më parë ku thuhet se 80 për qind e qytetarëve në Shqipëri janë pro bashkimit me Kosovën.

Baby Boo