Portieri 88 vjeçar, ende aktiv në terrenin e gjelbër!?


Mosha është vetëm numër. Së paku kështu thotë Alan Kamsell, portier 88-vjeçar nga Uellsi. Kamsell është afër dekadës së 10 -të të jetës së tij, por kjo nuk është pengesë që ai të mbrojë portën e skuadrës “Penrhyn Bay Stollers FC”, një klub lokal nga Llandudno, një vend i vogël në Uells.

Për t’i bërë gjërat më interesante, Kamsell ndan dhomën e zhveshjes me nipat e shokëve të tij të skuadrës së parë.
“Kohët e fundit e kam kuptuar se jam duke u ngadalësuar, topi më ka kaluar kur jam ende duke u hedhur. Çfarë? Është vetëm argëtuese”, tha Kamsell.

Baby Boo