Portali maqedonas manipulon: Shkup, Kumanova vërshohen me kosovarë për të votuar për referendumin?!


“Shkupi sot është vërshuar nga autobusë dhe furgonë nga Kosova. Bëhet fjalë për votues që do të votojnë për referendumin. Bëhet fjalë për autobusë që ka dy ditë që janë në kryeqytet, të mbushur me kosovarë që duhet të votojnë për Maqedoninë Veriore”, shkruhet në një shkrim të portalit Republika, duke cituar sic thuhet burime të tyre.

Më tej thuhet se bëhet fjalë për 150 mijë veta, të cilëve iu dha shtetësia nga ish-kryeministri Branko Cërvenkovski dhe disa pas krizës së refugjatëve. Më tej thuhet se autobusët janë fotografuar në një vend parkimi në Kalanë e Shkupit.

Por përfaqësues të këtyre kompanive janë përgjigjur për INA se bëhet fjalë për spekulime të pastra dhe se autobusët e tyre mbajnë linjat e rregullta Prishtinë – Shkup dhe se këtë parking e shfrytëzojnë vazhdimisht për nevojat e tyre.

“Janë spekulime të pastra dhe do të ndërmarrim masa për të vërtetuar se cfare kanë bërë me emrin e kompanisë sonë, duke e keqpërdorur”, tha një përfaqësues i një agjencie turistike. (INA)

Baby Boo