Porosia e Fetah Alimit për djalin e tij: Duhet të jesh i përgaditur për gjithcka, këta besë nuk kanë!


Djali i Feta Alimit përmes facebook ka shkruar fjalët e babait të tij para dhe pas shqiptimit të dënimit prej 7 viteve heqje lirie, për rastin e 27 prillit të 2017, edhe pse ai ishte njeriu që shpëtoi kreun e ASH-së dhe deputetin Ziadin Sela. Ja porosia që djali i Feta Alimit ka përcjellë fjalët e babait të tij:
“Me sakrifiku deri ne fund po, mu dorëzu kurr jo. Para se te futemi ne gjykat me thave djali im te jesh i pergaditur per gjithçka. Jemi te paster si loti, mirepo keta besë nuk kane. Pasi filloi gjykimi, gjygjtarja filloi te flas per ty, edhe vete ajo tha se Fetau shihet ne kamera duke i ndihmuar deputeteve dhe me pastaj se si e shpeton deputetin Ziadin Sela qe sot ai eshte gjalle dhe ka deshmuar per kete. Pa asnjë fakt dhe asnjë argument (të gjitha telefonatat dhe radiolidhjet te pastërta) por e vetmja gje eshte se Fetau si paska ndal deputetet e VMRO-s ( gjë qe nuk ja lejon kushtetuta te prek deputet pa urdher te lart), deputet te cilet hapen dyert e Kuvendit dhe sot pikerisht ata jane ne Liri . Turpi s’paska fund, por eshte fakt se une jam shqiptar dhe e kam emrin Feta per ate duhet te denohem .
#ZIVOT ZA SITE …edhe ne besuam ne kete para se te vinit ne pushtet po kjo mbeti vetem fjal si duket dhe lojerat e juaja skan fund . ‘OVA NE E PRAVDA’ Kërkuam drejtësi dhe vetëm drejtësi jo mëshir!!!”, ka shkruar djali i Feta Alimit, duke përcjellë fjalët e babait të tij, të cilit nuk iu mundësua mbrojtja në liri, deri në vendimin e Apelit, por menjëherë u dërgua në paraburgim.

Baby Boo