Popullata në Maqedoni po plaket, rritet numri i të vde*kurve dhe bie numri i foshnjave të lindura


Sipas të dhënave për popullatën deri në fund të vitit të kaluar ka pasur 2.076.255 banorë që është për 7.083 më shumë se viti 2014 dhe për 23.533 persona më shumë në krahasim me vitin 2009. Në periudhën 2009 – 2019 vërehet rritja e banorëve që emigrojnë. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se në të njëjtën periudhë numri i foshnjave të lindura është zvogëluar ndërsa numri i të vde*kurve është rritur.
Sipas të dhënave për popullatën, në Maqedoninë e Veriut ka 2.076.255 banorë që është për 7.083 apo për 0.3% më shumë në krahasim me vitin 2014 dhe 23.533 persona apo 1.1% më shumë me vitin 2009.

Gjatë kësaj periudhe, pra nga viti 2009 – 2019 vërehet rritja e numrit të mërgimtarëve.
Sa i përket strukturës së moshës, popullata në Maqedoni po plaket. Në krahasim me periudhën 2009 – 2019, popullata e re (0-14) vjet është ulur nga 17.7% në 16.2%, ndërsa pjesëmarrja popullatës së vjetër (65+) është rritur nga 11.6% në 14.5%.
Gjatë kësaj periudhe, ESHS-ja vëren se numri i foshnjave të lindura është ulur për 3.839 apo 16.2%. Ndryshimet në strukturën e moshës së popullatës pasqyrohet ndaj numri të të vde*kurve. Numri i të vdek*urve kontribuoi në rritjen e normës së vde*kshmërisë, e cila në vitin ishte 9.8% (të vde*kur në 100 banorë).
Sipas të dhënave të ESHS-së, në Maqedoni vjet janë regjistruar 19.845 foshnja të lindura dhe 20.446 të vde*kur.

Baby Boo