Poposki: Kartoni i gjelbërt bashkë me polisën e sigurimit


Kartoni i gjelbër që është i nevojshëm për udhëtim me automobil jashtë vendit, të bashkohet me polisën për përgjegjësi automobilistike. Në këtë mënyrë, çdo makinë duhet ta posedojë këtë dokument, paralajmëron numri një i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit, Klime Poposki. Kjo risi sipas tij, del nga nevojat për harmonizimin e rregullativës ligjore me direktivat e BE-së. Deri në fund të vitit të ardhshëm, kjo risi do të vendoset në suaza ligjore. Poposki paralajmëron ndryshim të çmimit për polisën e detyrueshme, përkatësisht formimi i çmimit do të liberalizohet./Pacensure