Pompeo: Më 30 mars para selisë në NATO do të fillojë të valojë flamuri i Maqedonisë së Veriut


Majk Pompeo, sekretari amerikan i shtetit e konfirmoi se RMV-ja ka arritur të përmbyll me sukses procesin e integrimit të vendit në NATO.

“SHBA-ja e pranoi nga RMV-ja instrumentin për integrimin e vendit në NATO, duke u bë anëtarja e 30-të”, deklaroi Pompeo.

Ai theksoi se pas integrimi të RMV-së në NATO, do të ketë siguri dhe stabilitet më të madh në gjithë rajonin.

“Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO paraqet kulmin e përpjekjeve të bëra gjatë shumë viteve nga Qeveria dhe populli i Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në Aleancë”, theksoi Pompeo, duke theksuar se NATO mbetet e hapur për anëtarësimin e gjithë vendeve që I përmbushin standardet.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut do të vendoset më 30 mars para selisë së NATO-s.
Ndryshe, Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes në RMV anëtarësimin e plotë të vendit në NATO e vlerëson si fitore historike.

Baby Boo