Pollozhani: “Tharja e lëkurës shfaqet edhe te fëmijët dhe patologjia e kësaj është më e komplikuar”


Dermatologia Nora Pollozhani në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” diskutoi për “Lëkurën e thatë gjatë dimrit”. Ajo ndër të tjera tha se tharja e lëkurës shfaqet te fëmijët dhe patologjia e kësaj sëmundje është më e komplikuar.

“Dermatit atopic që do të thotë tharja e lëkurës, shfaqet te fëmijët dhe patologjia e kësaj sëmundje është më e komplikuar, nuk është e pastër gjenetike mirëpo është një predispozicion gjenetik, ku edhe faktorët e jashtëm luajnë rol, ushqimi i fëmijës, se si kujdesen prindërit, faktorët atmosferik, përdorja e moliendve kur fëmija shfaq shenja të lëkurës së thatë, dhe këto janë ato faktorë që fëmijët e vuajnë dimrin më së shumti dhe periudhën e ftohtë”, shtoi Pollozhani.

Ajo gjithashtu tha se mundë të aplikohen edhe kremrat për ata persona që kanë punë me duar dhe kanë veç se lëkurë të thatë, shembull duart e mekanikut që janë gjithë kohës janë të ekspozuara me mjete që janë në kontakt me lëkurën jo vetëm që rekomandohet aplikimi i kremrave por edhe mbajta e dorezave të punës, pasi që lëkura e thatë çon edhe në ndonjë infeksion të mundshëm varësisht prej punës që bëhet.

Baby Boo