Politikani ha peshkun e gjallë gjatë konferencës: Hani këtë peshk, nuk ju zë koronavirusi


Një politikan në Sri Lanka bëri një shfaqje krejt të pazakontë gjatë një konference për shtyp, ku u shfaq duke kafshuar një peshk të gjallë. Ish-ministri i Peshkimit, Dilip Wedaarachchi, iu bëri thirrje që të konsumojnë peshk, shitjet e të cilit kanë rënë ndjeshëm për shkak të koronavirusit.

Përpara se të kafshonte peshkun përpara kamerave, Wedaarachchi iu bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë se do t’i zërë koronavirusi.

Mijëra tonë peshk kanë mbetur pa shitur në tregun qendror të peshkut në vend për shkak se disa ditë më parë në këtë vend u infektuan disa persona me koronavirus.

“E solla këtë peshk për t’ua treguar personalisht. Hani peshk. Njerëzit tanë që janë në këtë sektor janë bllokuar pasi nuk mund të shesin. Varkat nuk mund të dalin më në det”, tha politikani para se të hante peshkun.

Baby Boo