Politikanët serbë të veriut ndërpresin komunikimin me Prishtinën


Sipas tij, si pasojë e tarifës, “fëmijët serbë në Kosovë nuk do të kenë ushqim dhe kushte për një jetë normale”. Gjithashtu, bëhet e ditur se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miratoi Deklaratën për ndërprerjen e komunikimit me autoritetet e Prishtinës, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Marko Gjuriq kishte paralajmëruar se kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës do të japin dorëheqjen sot.

Siç thuhet tutje, Gjuriq ka thënë se “as Kuvendi Komunal e as ndonjë autoritet tjetër nuk do të funksionojnë deri në tërheqjen e masave diskriminuese dhe ndërprerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Ndryshe, qytetarët serbë sot do të protestojnë rreth orës 12:00 në qendër të veriut të Mitrovicës ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.

Vendimin për këtë protestë e ka marr “Shtabi i krizave”, i cili është formuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicës. /

Baby Boo