Policia zbulon gara të paligjshme në Maqedoni (VIDEO)


Policia e trafikut për më pak se tre orë mbrëmë gjatë zbatimit të masave dhe aktiviteteve për parandalimin e organizimit dhe pjesëmarrjes në gara të paligjshme ka regjistruar 21 kundërvajtje dhe ka dhënë 21 urdhëresa pagesore dhe urdhëresa për kundërvajtësit.

Siç kumtoi MPB-ja, kontrollet i kanë zbatuar në rrugët “Xhon Kenedi”, “Lazo Tërpkovski” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” gjatë natës së kaluar, në periudhën nga ora 22:30 deri në orën 01:00 pas mesnate.

Dy nga pjesëmarrësit nuk kanë pasur dokumente personale dhe dokumente për motoçikletat dhe prandaj janë arrestuar në Stacionin Policor Bit Pazar për procedurë të mëtutjeshme.

Siç informoi MPB-ja gjatë dy aksioneve paraprake janë regjistruar 38 kundërvajtje.

Baby Boo