Policia tregon pse e arrestoi mbrëmë reperin e famshëm Action Bronson


Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në parkun e Gërmisë është ndaluar personi me inicialet A.B nën dyshimin se është hasur në posedim dhe duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike.

Bëhet fjalë për reperin me prejardhje shqiptare, Action Bronson, i cili përformoi mbrëmë në natën e dytë të festivalit Sunny Hill, që po mbahet në Parkun e Gërmisë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se A.B në shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. “Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, ka thënë Kelani në një prononcim për mediat.

Bronson është arrestuar mbrëmë gjatë përfomancës së tij në festivalin Sunny Hill, pasi që ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

Baby Boo