Policia sot do të bllokojë disa rrugë për shkak të protestave të VMRO-së


Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot për shkak të protesta të paralajmëruara nga OBRM-PDUKM në orën 20:00 para objektit të Qeverisë, bulevardi “Ilinden” do të jetë i mbyllur për komunikacion.

Nga MPB thonë se gjithashtu do të mbyllet edhe ura “Goce Dellçev”, ndësa policia përkohësisht do të drejtojë qytetarët për lëvizje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa makinat e transportit publik do të mund të lëvizin përmes rrugës “Dimitrija Çupovski” në të dy drejtimet.

Përndyshe, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot në orën 20:00 ka paralajmëruar protesta masive kundër Qeverisë së Zaevit, pasi siç thonë, ai ka shitur identitetin dhe interesat e shtetit./Telegrafi

Baby Boo