Policia qëllon personin që bërtiste kundër presidentit Trump


Policia e Floridës ka qëlluar dhe lënë të plagosur një person të armatosur që bërtiste kundër presidentit Trump në hyrje të resortit të tij, Mar a Lago, në Miami.

Personi, i identifikuar si 42-vjeçari Jonathan Oddi është dërguar në spital pas shkëmbimit të zjarrit.

Gjatë incidentit për fat të mirë nuk ka pasur viktima, por një oficer policie ka pësuar një dëmtim fizik. Motivet e veprimit të 42-vjeçarit janë ende të paqarta.

Mediat amerikane raportojnë se ai po fliste dhe po bërtiste për presidentin dhe në një moment ka kapur flamurin amerikan në hyrje të kompleksit për ta hequr atë.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se i dyshuari është një instruktor fitnesi me prejardhje nga Afrika e Jugut dhe jeton në një apartament pranë resorit të Trump.

Baby Boo