Policia prishi ahengun në Karposh


Gjatë ditës së djeshme policia ka ndërhyrë në një aheng në Karposh të Shkupit duke arr*estuar kështu 8 persona të cilët nuk kanë respektuar masat-antiKovid.

Personat në fjalë janë hasur në një garazh në rrugën “Ankarska” në Karposh derisa kanë qenë duke festuar në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga momenti i shpalljes së gjendjes së krizës sipas së cilës ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave.

Tetë të arr*estuarit janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

Baby Boo