Policia nis hetimet, kërcenohen lojtarët e Kolumbisë


Populli kolumbian është udhëzuar që qëndrojë i qetë pasi dy lojtarët që humbën penalltitë ditën e martë ndaj Anglisë janë sulmuar dhe kërcënuar në mediat sociale. Mesazhe të ashpra ndaj Uribe dhe Baka-s kanë filluar të shfaqen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes teksa Kolumbia u eliminua pas dramës së penalltive. Penalltia e Uribe goditi traversën, teksa tentativa e Baka-s u prit nga portieri Pikford. Postimet, shumica prej tyre drejtuar Baka-s, për të cilin tifozët mendonin se goditi penalltinë më të shëmtuar, kanë paralajmëruar lojtarët duke i thënë se ishin të “vdekur”, dhe i kanë nxitur të vrasin veten dhe të mos rikthehen në vendin e Amerikës së Jugut. Këto mesazhe janë bërë megjithëse policia është duke investiguar kërcënimet për jetën e lojtarëve, një prej tyre është Karlos Sançez, pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë në minutën e 3-të. Një nga përdoruesit e Tuitter shkruan: Vdis Karlos Baka. Bir kurve. Asnjë nuk të do ty. Mos u rikthe në këtë vend.”

Baby Boo