Policia në Fushë Kosovë rreh qytetarin para gruas dhe fëmijëve, e bën për spital


Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në Fushë Kosovë. Gjatë një kontrolli rutinor policia ka ndaluar një veturë me çrast në bisedë e sipër kanë filluar ta sulmojnë shoferin e veturës.

Më keq se kjo është se e gjithë situata ka ndodhur në prezencë të gruas dhe fëmijëve të viktimës, raporton Magazina.al

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë dhe shumë dëshmitarë e kanë parë këtë skenë kur policët kanë sulmuar shoferin derisa e kanë arrestuar, ndërkohë bashkëshortja e tij dhe fëmijët brenda në veturë janë alarmuar me atë se çka kanë parë.

Burime të Magazina.al , të afërta me rastin në fjalë kanë treguar se viktima L. G është rrahur edhe gjatë kohës sa ai ka qenë i prangosur dhe goditjet kanë vazhduar derisa ai është dërguar në stacion.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë nga policia, viktima ndodhet tash e tri ditë në Qendren Klinike Univeristare në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rëndë.

Baby Boo