Policia na rrahu brutalisht mua, motrën dhe babain tim! Ramiz Dauti rrëfen momentin e arrestimin në rastin “Alfa” (Video)


Ramiz Dauti nga Shkupi, ishte njëri nga të arrestuarit për vrasjen e një polici në vitin 2008, në rastin gjyqësor të koduar “Alfa”. Por, ai u la i lirë vetëm 24 orë pas arrestimit. Megjithatë, ato momente ai do t’i mbajë mend gjithë jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga policia, ndaj tij dhe familjes së tij.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Dauti flet edhe për miqësinë me Agim Islamin i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. Ai thotë se në momentin që ka ndodhur vrasja e policit kanë qenë të ulur në një lokal bashkë me Agim dhe se për këtë ka të paktën 10 dëshmitarë. I dëshpëruar nga sistemi gjyqësor në vend, Dauti thotë se vetëm politika mund ta zbardh të vërtetën për rastin “Alfa”, të cilin e quan të montuar.

VIDEO

Baby Boo