Policia me njoftim zyrtar: Makina e djegur, dyshohet se u përdor në vrasjen e ish-policit…


Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Shkodër, teksa makina me të cilën dyshohet se janë larguar autorët është gjetur e djegur në një zonë në afërsi të Koplikut.

Në një video të siguruar nga “Faxweb.al” shihet moment i djegies së makinës rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga Policia e Shkodrës ende nuk ka një konfirmim se kur ka ndodhur ngjarja.

Ka qenë një banor i zonës ai që ka filmuar gjithçka, në momentin kur flakët kanë përpirë mjetin tip “Benz”, brenda të cilit policia gjeti paraditen e sotme një armë automatike.

Boran Berçama dhe Silva Ndoci u raportuan të vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa vrasja mendohet që të ketë ndodhur pas mesnate.

Mister mbetet fakti sesi ka mundur që të shpëtojë djali i tyre i mitur, i cili në mëngjes është gjetur në prehrin e së ëmës së vdekur.

Ja njoftimi zyrtar i Policisë për makinën:

“Me date 15.07.2018 rreth orës 10:30 jemi njoftuar se në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur.

Menjëhere kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimore dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur i vrarë shtetasi B. B. 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij shtetësja S. N. rreth 25 vjeçe, pasi në mjet është gjetur dhe një armë zjarri automatike”.

Baby Boo