Policia kroate jep detaje për ak*sidentin e autobusit kosovar ku vd*iqën 10 persona


Një aksident i rëndë i një autobusi nga Kosova ka ndodhur në Kroaci ku kanë vd*ekur 10 persona, 30 janë lënduar dhe një pjesë e tyre ende po rrezikojnë jetën brenda autobusit të aksidentuar.

Ak*sidenti ka ndodhur rreth orës 06:20 dhe sipas mediave kroatë së paku 10 persona kanë vdekur në këtë ak*sident ndërsa 30 të tjerë janë të lënduar rëndë.
Sipas shefit të policisë rrugore të Stacionit Policor ‘Slavonski Brod’, Franjo Galic i cili foli nga vendi i ngjarjes, autobusi është me targa të Kosovës në linjën Frankfurt – Prishtinë.

“Në ora 6:22, Departamenti i Policisë Brod – Posavina mori një raport se një autobus ishte ak*sidentuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë vdekur dhe 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jetë në dispozicion pasi të ketë përfunduar hetimi”, tha ai.

Baby Boo