Policia konfirmon bastisjen në burgun e Dubravës: Çfarë gjëra ilegale u gjetën


Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shërbimin Korrektues, kanë realizuar sot një bastisje në Burgun e Dubravës, në orët e mëngjesit

Bastisjen e kanë konfirmuar edhe këto dy autoritete përmes një komunikate dërguar para pak minutash. Aty thuhet që operacioni është kryer me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale, futjes së kontrabandës si dhe ngritjes së nivelit të sigurisës në këtë institucion.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës pas realizimit të ketij operacioni njofton se janë gjetur disa gjëra te palejueshme siç janë: dy telefona celularë, tri sim kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një usb me një palë kufje, kater mjete te improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta”, thuhet në komunikatë.

Më parë disa herë është raportuar për futje të lëndëve narkotike dhe gjësendeve të tjera të palejuara në këtë burg.

Baby Boo