Policia kap vjedhësin 28 vjeçar K.V. në rrugën Iliria


Me datë 22.01.2023 në ora 10:45 para një lokali hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (28) nga Tetova.

Ai ka marrë para nga portofoli i një personi në lokalin hotelierik. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.

Baby Boo