Policia ka kapur një diler droge në Shkup


Sektori për punë të brendshme në Shkup-Njësia për tregtinë e palejuar, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër D.M.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”.
Me 24.06.2019 rreth orës 13.15, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë tek i padituri. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 486.06 amfetamin, tableta metilen-dioksimetamfetin (MDMA), marihuanë dhe dy peshore digjitale me mbetje nga amfetamin, kokain dhe marihuanë.

Lëndët e gjetura janë dërguar për ekspertizë, ndërsa i padituri D.M. është arrestuar në Stacionin Policor në Qendër

Baby Boo