Policia ka kapur Burdushin


Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar se arrestimi i Burdushit ka ardhë pas publikimit të informatave në media.
Para dy ditësh, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut popullor, Hysni Peqanit, i njohur si Burdushi për mashtrim. Aktakuza kishte të bënte me një mashtrim për 2 000 euro që akuzohet se i ka marrë një klienti për ta shëruar nga depresioni. Pas kësaj, ai është ftuar në emisionin Frontal Live në T7, ku ka dhënë disa deklarata të fuqishme.

Ai kishte thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”. Burdushi duke folur për personin që i ka ardhur si pacient që vuante nga depresioni, ka treguar se si në shtëpi i ka shkuar edhe një ministër për ta shëruar gruan e tij.

Derisa tha se për të kërkuar shërim në shtëpinë e tij kanë shkuar edhe shumë figura të tjera publike, por që ai kurrë nuk i ka shfrytëzuar për t’i deklaruar, njofton Express.

Pas këtyre deklaratave, sot në mëngjes Policia dhe Prokuroria kanë marrë rrugën drejt shtëpisë së Burdushit, ku kanë kryer bastisje.

Baby Boo