Policia ka arrestuar zyrtarin e inteligjencës Toshe Koshinovskin


Zyrtari i inteligjencës Toshe Koshinovski, me urdhër të Gjykatës Penale Shkup, për shkak të vuajtjes së dënimit me burg, sot është arrestuar nga policia dhe ai për momentin gjendet në stacionin policor.

Sipas informacioneve të “Tv 24”, Koshinovski është arrestuar në një lokal në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, në momentin që ka qenë i shoqëruar me mikun e tij.

Zyrtari i inteligjencës Toshe Koshinovski, për veprën penale “spiunim”, është dënuar me burg për tri vjet. Ai ka mbajtur dy të tretën e dënimit, por për atë, me kërkesë të Gjykatës Penale, është aktivizuar sërish arrestimi.

Baby Boo