Policia jep detaje për vrasjen në Graçanicë, një polic dyshohet se vrau vëllain e vetë


Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e të shtunës në fshatin Gushtericë të Graçanicës.

Sipas njoftimit të Policisë është arrestuar një zyrtar policor pasi dyshohet se ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë viktima.

“I dyshuari është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Baby Boo