POLICIA JEP DETAJE PËR PUNËTORIN QË RA NGA 6 METRA LARTËSI


Në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, dje një punëtor ka pësuar lëndime trupore.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se ai është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrash, në një objekt që është në ndërtim e sipër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, është intervistuar pronari i firmës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt

Baby Boo