Policia jep detaje për 33 vjeçarin nga Piroku që tentoi të ikë gjatë ‘orës policore’


Mbrëmë (2-prill) rreth orës 23 e 20 minuta, në Siriçinë të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, e kanë privuar nga liria 33-vjeçarin M.A. nga Piroku i Tetovës, i cili ka drejtuar veturën ,,Folkcvagen Passat” me targa të Gjermanisë, ku te vetura më vonë janë vërejtur shenja të materjes së bardhë të pluhurit, i njëjti së pari në fshatrat Topçlicë dhe Vrapçishtë të Gostivarit, ka kundërshtuar urdhërin e pjestarëve të policisë që të ndalet dhe ka vazhduar të ikë, ku në një moment duke u kthyer mbrapa, me veturën e ka përplasur pjestarin e policisë i cili ka pësuar lëndime trupore. Më pas, duke ikur në autostradën Gostivar-Tetovë, e ka dëmtuar mburojën e pikpagesës rrugore, ku ka vazhduar për në fshatin Zhelinë dhe në rrugën lokale për në fshatin Siriçinë, gjatë rrugës ka aksidentuar dhe dëmtuar edhe dy vetura të MPB-së. Në shenjë të paralajmërimit që i njëjti të ndaloj, pjestarët e policiës kanë shtënë disa plumba paralajmërues në ajër.

Perosni M.A. është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë për disa vepra penale.

Baby Boo