Policia jep detaje mbi përleshjen e armatosur në Shkup!


Në një përleshje të armatosur gjatë natës në qendër të Shkupit, ka ngelur i vrarë N.A. (44), ndërsa janë plagosur F.A. (19) dhe A.P.(49).

Sipas informacioneve të para, kryerësit e veprës janë akoma të panjohur për policinë.

Rasti ka ndodhur në afërsi të kopshtit zoologjik në Shkup, ndërsa viktima dhe të plagosurit, në momentin e sulmit kanë qenë duke lëvizur me veturë të tipit Seat Altea. Gjatë ditës së sotshme priten më tepër detaje për rastin.

Baby Boo