Policia i raportoi parregullsitë e fundit që ndodhën në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut


Parregullsitë e regjistruara pas konferencës për shtyp të organizuar nga ora 12:30, Policia i ka raportuar, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal.
Të drejtën e votës sot e ka shfrytëzuar edhe G.K. nga Radovishi përkundër se ka vendim për vetëizolim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

Policia ka sqaruar gjithashtu që S.M. nga Koçani në vendvotimin 835, ka shprehur sjellje agresive ndaj dy policë, duke refuzuar edhe urdhrin verbal të tyre.
Kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 835 në Koçani, ka raportuar që qytetari S.M. ka prishur procesin zgjedhor, pasi i ka treguar gruas së vet për kë të voton, duke i treguar edhe vëzhguesve pastaj. Këshilli Zgjedhor ka raportuar rastin edhe te prokurori publik

Baby Boo