Policia greke ka arrestuar këtë të dielë një 38 vjeçar shqiptar që kishte marrë përsipër të kalonte një sasi të madhe droge në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës.
I riu është kapur në afërsi të Delvinakit, 20 kilometra larg pikës kufitare me një sasi prej 51 kilogramësh kanabis, transmeton Express.
Droga ishte e paketuar në makinën e 38 vjeçarit dhe operacioni u zhvillua në bashkëpuniom me njësinë Frontex që patrullon përgjatë kufirit shqiptar.