Policia Finansiare hyri në Ministrinë e Ekologjisë


Policia Finansiare ka filluar hetim të punës së Sektorit për mbeturina në Ministrinë e Ekologjisë në Maqedoni, shkruan Fakte. Para dy javësh, inspektorët e Drejtorisë së Policisë Finansiare kanë filluar kontrollin e dokumentacionit dhe punës së këtij sektori në Ministrinë e Ekologjisë.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për lejet që kjo ministri i ka dhënë kompanivë për menaxhimin me mbeturinat. Nga PF kanë vërtetuar këtë informacion, por për shkak se hetimet janë në rrjedhë, ata nuk kanë dashur të japin detaje tjera. Ata kanë theksuar se së shpejti do të bëjnë publik këtë rast.

Baby Boo