Policia Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurori

Drejtoria e Policisë Financiare sot ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup në të cilën, siç informojnë, janë përfshirë të gjithë prokurorët për të cilët vlerësojnë se ekzistojnë baza të dyshimit për veprat e kryera penale gjatë veprimit në lëndën për të cilën ishte kryer bastisja në Drejtori. Nga Drejtoria e Policisë Financiare, nuk informojnë se sa persona konkretisht janë përfshirë me kallëzimin.

“Duke pasur parasysh atë që procedura për të gjithë personat e denoncuar nga ky moment është fshehtësi, duke e respektuar prezumimin e pafajësisë së të denoncuarve, kjo është e tëra që në këtë moment mund ta ndajmë me publikun”, sipas Ligjit të Procedurës Penale”,thuhet në kumtesën dërguar mediave nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muharemi, javën e kaluar në brifing me gazetarët paralajmëroi se deri në fund të javës do të ngritë kallëzim penal kundër prokuroreve Villma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 18 korrik të këtij viti kreu bastisje në Drejtorinë e Policisë Financiare, pas çka vijuan zënka dhe akuza mes shefes së Prokurorisë së Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska dhe drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi