Policia financiare jep detaje për aksionin “Peshkatarët”


Drejtoria e policisë financiare në koordinim me Prokurorinë themelore publike Shkup, ka ngritur padi penale ndaj 20 persona fizik dhe 15 personave juridik, për vepra të kryera penale: fshehje e tatimit sipas nenit 279 me përmbarim sipas nenit 22, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare sipas nenit 353 dhe ndihmë sipas nenit 24 nga kodi penal, të cilët e kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të tatimit të vlerës së shtuar, tatimit të fitimit dhe tatimit personal të të ardhurave në shumë të përgjithshme 62.933.835 denarë.

“Personi M.I. nga Shkupi me rekomandim dhe marrëveshje paraprake me F.K. dhe E.K. nga Tetova, M.T. dhe A.D. nga Velesi, D.T., M.K. dhe V.B. nga Shkupi, në periudhën prej vitit 2015 deri më 2017 në emër të subjekteve juridike Martonik 2013 SHPK Tetovë, Gold Inzhinjerint SHPK Shkup, Dajmont Inzhinjering SHPK Shkup dhe Vaib Elektronik SHPK Shkup kanë përgaditur dhe deponuar 96 faktura me përmbajtje të pavërteta në shumë të përgjithshme prej 71.384.348 denarë me TVSH të përfshirë, pa pasur realisht marrëdhënie debitor-kreditor me personat juridik:

Rossen centar import-aksport f.Strëmnicë Zhelinë, Rozen centar import-eksport f.Strëmnicë Zhelinë, Asking, D-l Bau group Tetovë, Delotronik SHPK Shkup, Fassion- kompani Tetovë, Tajmishte SHA Kërçovë, Tehno teks Qenan SHP Tetovë dhe Alding inzhinjerint Shkup dhe prej të njëjtive kanë pranuar mjete financiare në shumë të përgjithshme prej 66.686.686 denarë në llogari bankare të deponuara në Kapital Bankë SHA Shkup, të cilat i kanë ngritur në kesh”, thuhet në njoftimin e policisë financiare”.

Baby Boo