Policia Financiare gjatë vitit 2018 ngriti 74 padi penale


Policia Financiare gjatë vitit 2018 deri tek Prokuroritë kompetente publike parashtroi 74 kallëzime penale kundër 68 personave juridik dhe 163 personave fizik, të cilët i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në shumë të përgjithshme prej rreth 50 milion euro. Për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare janë parashtruar 23 kallëzime penale kundër 3 personave juridik dhe 73 personave fizik.

Për evazion fiskal janë parashtruar 43 kallëzime penale kundër 62 personave juridik dhe 79 personave fizik. Për vepra tjera penale janë parashtruar 8 kallëzime penale kundër 3 personave juridik dhe 11 personave fizik. Numri i kallëzimeve të parashtruar penale për vitin 2018 në raport me vitin paraprak është rritur për 51 për qind, ndërsa krahasuar me vitin 2016 numri i kallëzimeve të parashtruara penale është rritur për 80 për qind.

Baby Boo