Policia e Vjenës hap konkurs! Shqiptari konkuron dhe kërkon ndihmën tuaj për të fituar!


Kaltrin Murati shërben në Policinë e Vjenës që nga viti 2015. Gjatë karrierës si polic, ai ka fituar disa mirënjohje për punën dhe sakrificën e tij për të shpëtuar të tjerët. Në vitin 2020 ishte edhe një herë në garë për të fituar çmimin “Polici i vitit në Vjenë”.

Ndërkohë, këto ditë gazeta austriake krone.at, e cila çdo vit me vota të lexuesve bën zgjedhjen e “Policit më të mirë të Vjenës”, ka publikuar emrat e shtatë policëve që garojnë këtë vit për këtë çmim. Në mesin e tyre ka renditur edhe Kaltrin Muratin, policin shqiptar me prejardhje nga Tetova.

Votimi online do të zgjasë deri më 24 shkurt, në orën 11:00. Fituesi do të shpallet në një gala të bukur në Bashkinë e Vjenës, më 13 mars 2023. Gjatë kësaj mbrëmje do të bëhet e ditur edhe emri i fituesit

Për të votuar, duhet të klikoni në këtë link: https://www.krone.at/2929584?fbclid=IëAR3Ëi5QyUE-EM37XMjcQ94BiTkypitRLbJ4a7yKmcsZmuAHchnoP8VagCOw dhe në fund të faqes gjenden emrat e kandidateve. Mjafton të klikoni tek emri Revierinspektor Kaltrin Murati në krahun e djathtë dhe vota juaj numërohet automatikisht.

E drejta e votës është më shumë se një herë.

Baby Boo