Policia e Tetovës vazhdon me sanksione ndaj vozitësve të papërgjegjshëm


Gjatë tetorit të këtij viti në rajonin më të gjerë të Tetovës janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 62
drejtues mjetesh, shumica me vetura nën efektin e alkoolit, të gjithë janë përjashtuar menjëherë nga
komunikacioni, ndërsa nga 51 prej tyre përkohësisht janë revokuar patenta shoferi. Përveç këtyre, për ta janë përgatitur edhe parashtresa përkatëse, në mënyrë që të gjobiten, ku për këtë lloj kundërvajtjeje në komunikacion gjobat variojnë nga 225 deri në 325 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga shkalla e “alkoolizmit” të konstatuar. Gjobë më e lartë i pret ata të cilët kishin më shumë se 2 promilë alkool në gjak dhe akoma më të lartë (500 euro) për ata që refuzuan të testoheshin për alkool.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sërish apelojnë shoferët e sidomos të rinjtë që të mos ulen
në timon nëse paraprakisht kanë konsumuar alkool apo të shmangin alkoolin nëse janë duke vozitur.

Baby Boo