Policia e Tetovës hedh poshtë spekulimet për ndërprerje të punimeve për ujësjellsin në fshatin Siniçan


Sektori i punëve të brendshme Tetovë, demanton informacionet e publikuara në disa mediume elektronike, lidhur me ndërprerjen e punëve për ndërtimin e ujsjellësit për fshatin Siniçan të Tetovës.

Kështu që, ujsjellësi sipas prononcimit të banorëve të vendit ka filluar të ndërtohet pa kompletimin e dokumentacionit përkatës, me ç’rast në vendin e lartpërmendur në afërsi të Liqenit të Bogovinës, janë mbledhir qindra banorë të fshatit Urviç, të cilët kanë tentuar të pengojnë punimet, për arsye se sipas tyre burimet e ujit gjenden në atarin e fshatit Urviç, kurse vendi në fjalë është pronë e RMV-së.

Policia dje ka intervenuar me qëllim që të mos vij deri te ndonjë konflikt më i madh ndërmjet banorëve të dy fshatrave dhe prej tyre është kërkuar që banorët të bisedojnë në qetësi, për gjetjen e një zgjidhje adekuate dhe kompletimin e dokumentacionit përkatës, lidhur me ndërtimin e ujsjellësit.

Baby Boo