Policia e Shqipërisë kap kosovarin nga Zvicra me Lamborghini të vje*dhur në Itali në vitin 2011


Policia kufitare në Morinë ka arre*stuar një 36-vjeçar shqiptar nga Kosova.
Ai është kapur me një veturë luksoze të tipit “Lamborghini”.
E njëjta sipas njoftimi të Policisë së Shtetit, ishte vje*dhur në Itali në vitin 2011.

Njoftimi i plotë:

Morinë Kukës
Intensifikohen masat për parandalimin identifikimin dhe god*itjen e palig*jshmërisë në pikat kufitare.
Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana ka sek*uestruar një automjet luksoz të vje*dhur në Itali.
Arre*stohet në flagrancë 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe god*itjen e kri*meve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R. i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.

Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vje*dhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arre*stimin e shtetasit L. R. 36 vjeç banues në Zvicër për veprën pen*ale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Baby Boo