Policia e mbylli një lokal në “Xhon Kenedi” dhe arr*estoi 15 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë!


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje në rrugën “Xhon Kenedi” – Çair është mbyllur një lokal dhe janë arr*estuar 15 persona. Shkak, se ka punuar jashtë orarit të lejuar për punë. Mes të arr*estuarve është edhe një fëmijë.

“Më 30.04.2021 në ora 21.20, në rajonin e Bit Pazarit nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup janë arr*estuar 15 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, të gjithë nga Shkupi, sepse janë kapur si klientë gjatë kontrollit të kryer nga ana e inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në objektin hotelerik në rrugën “Xhon Kenedi”, i cili ka punuar pas orarit të lejuar për punë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në njoftim më tej thuhet, se nga ana e ISHT-të, objekti është shenjëzuar me vulë dhe është mbyllur, ndërkaq kundër personave do të parashtrohet kallëzim pe*nal përkatës në bazë të nenit 206 të Kodit Pe*nal.

Baby Boo