Policia e Maqedonisë me dronë do të vëzhgojë gjatë orës policore


Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në televizionin Telma tha se do të kërkojë nga Qeveria e Maqedonisë të përdoren dronët me qëllim që të kontrollohen shkeljet eventuale të orës policore.

“Do të kërkoj që të vihet në funksion njësia e dronëve. Dronët që i kemi ne kanë mundësi të mëdha teknike, do të mund të skenojnë gjendjen dhe të regjistrojnë të gjitha shkeljet e orës policore”, tha Çulev.

Ai tha se dronët që i ka shteti mund ta shohin regjistrimin e automjeteve dhe se dronët janë në gjendje funksionale, por duhet të nisin të funksionojnë.

Ndryshe, tashmë në Maqedoni ka orë policore, ku ndalohet lëvizja e qyttarëve nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit./Telegrafi/

Baby Boo